Flamurtari hap stadiumin për tifozët në 45 minutat e dyta me Laçin

Flamurtari hap stadiumin për tifozët në 45 minutat e dyta me Laçin
Klubi vlonjat ka marrë një vendim të rëndësishëm për tifozët. Përmes një deklarate klubi njofton se ndeshja e ndërprerë, pa filluar pjesa e dytë, prej kushteve të rënduara atmosferike, mund të ndiqet nga kushdo.

Klubi hap dyert e stadiumit për këdo që do të mbështesë ekipin në 45 minutat e dyta, që do të zhvillohen nesër, të sfidës mes Flamurtarit dhe Laçit

Pjesa e mbetur e sfidës do të luhet nesër në orën 14:00, ndërsa 45 minutat e para u mbyllën me fitoren e Laçit, 0-1, me gol të Rexhinaldos.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: