Forbes zbulon VIP-at botëror më të pasur gjatë 2017, Beyonce e para me 200 dollar në minutë

Forbes zbulon VIP-at botëror më të pasur gjatë 2017, Beyonce e para me 200 dollar në minutë
Në këtë fundvit, prestigjiozja “Forbes” ka zbardhur listën e personazheve VIP më të pasur për vitin 2017.

Gjatë periudhës qeshor 2016- qershor 2017 sipas Forbes në krye të listës qëndron Beyonce.

Artistja rezulton me 105 milionë dollarë të ardhura të pasqyruara pas llogaritjes së taksave dhe shpenzimeve ekstra.

Një llogaritje e dytë ka treguar se vetëm në një minutë ajo fiton 202 dollarë të pataksauara afërsisht sa një pagë neto në Shqipëri.

Kujtojmë që Beyonce kaloi një vit mjaft të sukseshëm në karrierën e saj muzikore me albumin “Lemonade”, turneu botëror “Formation”, linja e veshjeve “Ivy Park” dhe partneriteti me “Tidal”.

E dyta pas saj me 69 milionë dollarë u rendit këngëtarja britanike Adele. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: