Gaz Demi rikthen Starovën, prapaskenat e anulimit të dorëheqjes

Gaz Demi rikthen Starovën, prapaskenat e anulimit të dorëheqjes
Sulejman Starova rikthehet në drejtimin e skuadrës.

Presidenti Gaz Demi dhe drejtuesit më të lartë të klubit nuk e kanë pranuar dorëheqjen e trajnerit Starova dhënë në përfundim të takimit ndaj Luftëtarit, duke rikonfirmuar sot teknikun në krye të ekipit. – “Një vendim i cili vjen në një moment , ku të gjithë në skuadër duhet të marrin secili përsipër përgjegjësitë për atë paraqitje aspak dinjitoze që ekipi dhuroi në Gjirokastër. Të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik ju është kërkuar të tregojnë në fushën e lojës vlerat morale dhe sportive për të mbrojtur me dinjitet ngjyrat e uniformës së nderuar të Partizanit,” – thuhet në njoftimin zyrtare të klubit të kuq mbi largimin  e trajnerit.

Presidenti Gaz Demi dhe drejtori sportiv Olsi Rama, mësohet se pas një analize mbi dorëheqjen e trajnerit kanë vlerësuar përpjekjet e tij të fundit, duke bërë përgjegjës më shumë ekipin dhe paraqitjen e disa lojtarëve të veçantë.

Humbj 5-0 më Luftëtarin dhe shkëlqimi i disa lojtarëve kandidatë për Partizanin në muajin janar, si ai i Kristal Abazaj, ishin tregues se pse në janar duhet të ketë ndryshime fillimisht në ekip e më pas do rtë vendoset për trajnerin, nëse do të qëndrojë apo do të vijë një emër i ri në stolin e kuq.

Nga dita e martë trajneri Starova do të nisë përgatitjet me ekipin për takimin e fundit të vitit 2017 ndaj Vllaznisë, në program më 22 dhjetor.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: