I dënuar për drogë dhe ndalim-hyrje në Itali, kapet dhe ridëbohet shqiptari. Emri

I dënuar për drogë dhe ndalim-hyrje në Itali, kapet dhe ridëbohet shqiptari. Emri
Një shqiptar i dënuar në Itali për drogë dhe ndalim hyrjeje deri në vitin 2020 u kap nga karabinierët dhe deportua sërish. Mediat italiane shkruajnë se ai ishte zbuluar dhe arrestuar të enjten, ndërsa sot (e shtunë) për herë të dytë u shoqërua në aeroport për t’u ridërguar në vendin e tij.

37 vjeçari shqiptar Altin Xibraku pasi kishte përfunduar dënimin prej 4 vjet e 8 muaj burg për drogë në vitin 2015 ishin shoqëruar në aeroportin e Venecias për të fluturuar drejtpërdrejtë Tiranës, në ekzekutimin e vendimit që urdhëronte dëbimin e tij nga vendi, duke ndaluar për të hyrë në Itali për 5 vjet.

Shqiptari nuk e mori parasysh dënimin dhe qëndronte në Itali në kundërshtim me ligjin. Pardje një shërbim nate i policisë në Monteviale vërejti një Toyota Yaris me tre persona në të. Policia dyshoi dhe i ndoqi, por për një çast ata i humbën gjurmët. Më pas mjeti u vërejt sërish, por vetëm me shoferin në bord. Pasi u ndal, karabinierët vënë re një palë doreza latex në vendin e shoferit. Karabinierët kryen verifikime në bankën e të dhënave të policisë dhe gjetën ai ishte dënuar me dëbim nga Italia deri në 2020. Altin Xibraku dje u shoqërua në gjykatë në Vicenza, ku dhe u dënua me burgim për tetë muaj, që u zëvendësua me dëbim të menjëhershëm nga vendi për 5 vjet dhe sot u depërtua me një fluturim drejt Tiranës.

(Marrë  nga www.ilgazzettino.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: