Imagjinojeni futbollin pa Mesin e Ronaldon! "Flasin" shifrat...

Imagjinojeni futbollin pa Mesin e Ronaldon! "Flasin" shifrat...
Michel Platini, Johan Cruyff, Marco van Basten, ishin më herët mbretërit e kontinentit Europian

Aranit Muraçi

Kush do të jetë golashënuesi më i mirë i vitit? Po lojtari më i mirë i vitit, në Europë? Kush është mbreti i rrjeteve sociale? Cili do të fitojë këtë vit trofeun individual më të rëndësishëm? Përgjigja për 10 vjet me radhë ka qenë e njëjtë: E kush tjetër, përveçse Lionel Messi e Cristiano Ronaldo. Prej një dekade ata janë “sunduesit” e gjithçkaje në fushat e blerta. Messi e Ronaldo kanë përvetësuar “Topin e Artë”, duke e ndarë secili me nga pesë herë, janë shpallur golashënuesit më të mirë në Spanjë e në Champions League dhe vazhdojnë që të mos ndalen.

A mund të imagjinohet futbolli në dekadën që lëmë pas pa këta dy lojtarë, të cilët udhëheqin formacionet e dy prej klubeve më të mëdha të Europës: Real Madrid e Barcelonës? Michel Platini, Johan Cruyff, Marco van Basten ishin para tyre “mbretërit” e kontinentit Europian. Kishin fituar secili nga tre trofe të Topit të Artë, si askush tjetër, po kjo dekadë duket se prodhoi lojtarët që do të duhen dekada të tjerë të arrijnë nivelet apo të thyejnë rekordet e tyre. Imagjinoni çdo të ishte futbolli në Europë pa këta dy lojtarë?!

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Champions League:

Ronaldo (115)

Mund të ishte: Raul Gonzalez (71)

Golashënuesi më i mirë i kompeticioneve të UEFA-s për Klube

Ronaldo (117)

Mund të ishte: Raul Gonzalez (77)

Me më shumë ndjekës në  Twitter

Ronaldo (65.6 milionë)

Mund të ishte: Neymar (35.8 milionë)

Më shumë ndjekës në Instagram

Ronaldo (116 milionë)

Mund të ishte: Neymar (85.1 milionë)

Golashënuesi më i mirë i Champions League në çdo sezon:

Messi e Ronaldo kanë përfunduar në dhjetë sezonet e fundit të parët. (Neymar është i vetmi lojtar që i ka konkurruara ata , sezoni 2014/15).

Golashënuesi më i mirë i Champions League në më shumë raste:

Ronaldo (6)

Mund të ishte: Van Nistelrooy, Levandovski (3)

Më shumë gola në një fushatë të vetme të Champions League

Ronaldo – 2013/14 (17)

Mund të ishte: Van Nistelrooy – 2002/03 (12), Mario Gómez – 2011/12 (12)

Më shumë herë Lojtari më i mirë i Vitit nga UEFA:

Ronaldo (3)

Mund të ishte: Xavi, Iniesta, Ribery, Neuer, Suárez, Griezmann, Buffon (1)

Më shumë herë fitues i Topit të Artë: 

Messi e Ronaldo (5)

Mund të ishin:  Michel Platini, Johan Cruyff, Marco van Basten (3)

Më shumë gola në fazën e grupeve të Champions League

Messi, Ronaldo (60)

Mund të ishte: Benzema (40)

Më shumë tripleta në ndeshjet e Champions League:

Messi, Ronaldo (7)

Mund të ishin: Inzaghi, Mario Gomez, Luiz Adriano (3)

Më shumë herë fitues i skuadrës së vitit nga UEFA:

Ronaldo (11)

Mund të ishin: Casillas, Puyol, Ramos, Iniesta (6)

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Europë

Ferenc Puskás (84)

Mund të ishte: Cristiano Ronaldo (79)

Sulmuesi i Totenhem, golashënuesi më i mirë i Europës për vitin 2017

Tripleta e fundit e Harry Kane, parakalohet Leo Messi-n

Në Spanjë e kudo në Europë futbolli ka mbyllur vitin kalendarik, por jo në Angli. Kanë mjaftuar ndeshjet e fundit të këtij viti që sulmuesi i Totenhem, falë tre golave që shënoi në fitoren 5-2 ndaj Soouthamptod të ngjitet mbi sulmuesin e Barcelonës, Leo Mesi. Harry Kane ka lënë këtë vit pas vetes Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Edinson Cavani e Robert Levandovski, pasi shënoi tripletën e shtatë me Totenhem këtë fundjavë, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Europës për vitin 2017. Ai ka pasur koeficientin më të mirë pasi shënoi 56 gola në Premier League gjatë këtij viti, në vetëm 52 ndeshje. Kane me 38 gola gjatë sezonit të kaluar theu edhe rekordin e Alan Shearer, që vendosi në 1995, me 36 gola të realizuar. - “Ishte një vit fantastik,” 0 theksoi ai. “Të krahasohesh me lojtarë si Messi e Shearer, është gjithçka për një futbollist në karrierë.  Gjithnjë kërkoj të përmirësohem dhe vazhdoj të bëj një gjë të tillë në karrierë.”

50 gola, ose më shumë gjatë 2017

56 Harry Kane (52 ndeshje, 1.08 gola për ndeshje)

54 Lionel Messi (64 ndeshje, 0.84)

53 Robert Levandovski (55, 0.96)

53 Cristiano Ronaldo (59, 0.89)

53 Edinson Cavani (62, 0.85)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: