Inter "bie me këmbë në tokë", pëson humbjen e parë në shtëpi nga Udinese

Inter "bie me këmbë në tokë", pëson humbjen e parë në shtëpi nga Udinese
Skuadra italiane e Interi ka pësuar disfatën e parë këtë edicion pas 17 ndeshjeve të zhvilluara me suksesnë Serie A.

Blutë e Spallettit u mundën në “Giuseppe Meazza” nga Udinese, me rezultatin 1:3.

Pas golit të parë nga miqtë me Kevin Lasagna në minutën e 14-të, i përhershmi Icardi barazoi vetëm një minutë më von.

Por Udinese vijoj në pjesën e dytë, me gola të Rodrigo De Paul (60’) dhe Antonin Barak (77’), për rezultatin përfundimtar 3:1.

Pas humbjes së parë në Serie A, Interi vazhdon të mbetet lider në Serie A me 40 pikë, por që mund të zhvendoset në pozitën e tretë nëse Napoli dhe Juventusi fitojnë ndeshjet e tyre respektive.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: