Inter në krye, Benevento shijon pikën e parë ndaj Milan, heroi i ndeshjes portieri

Inter në krye, Benevento shijon pikën e parë ndaj Milan, heroi i ndeshjes portieri
Pas 15 javëve të para Inter merr kryesimin e Seria A. Falë humbjes së Napolit me Juventus në përballjen direkte mes tyre, zikaltërit nuk gabuan një ditë më pas, ndeshje që e mbyll 5-0. Tre gola të Perisic, një i i Icardi dhe një tjetër i Skriniar i siguruan zikaltërve pikët maksimale për të kapur kreun. Inter kryeson me 39 pikë, një pikë para Napolit, që u dorëzua përballë bardhezinjve pas golit të Higuain.

Kampionët në fuqi të Italisë mbajnë vendin e tretë me 37 pikë. Por një ndeshje tjetër, në debutimin e trajnerit të ri të Milan, Genaro Gatusso, rezultoi më emocionuesja e javës në Seria A. Benevento merr pikën e parë pas 14 javëve, në kohë shtesë. Portieri Alberto Brignoli realizoi golin e pabesueshëm, që mbylli takimin në, 2-2.  “Është e vështirë të përshkruhet! Thjesht shkova në zonë dhe shpresova për më të mirën deri në fund. Jam i lumtur për tifozët, lojtarët dhe presidentin, i cili nuk ka thënë asnjëherë një fjalë të keqe,” – tha Brignoli. -  “Do të ishte egoiste të flitet vetëm për mua, pasi goli është për të gjithë,” u shpreh portieri pas barazimit 2-2.  - “Mendova se ishim duke humbur, por nuk kishim çfarë  humbisnim. Shkova në zonë, mbylla sytë dhe u hodha. Ishte një hedhje portieri më tepër se një hedhje sulmuesi!” Për Benevento, që numëronte 14 humbje radhazi, në fushë si titullarë luanin edhe dy shqiptarët, Berat Djimsiti e Ledian Memushaj. Ky i fundit u zëvendësua në 80’. Bonaventura shënoi në 38’, por Puscas barazoi në 50’. Kalinic shënoi në 57’ dhe Ramagnoli u ndëshkua me të kuq, duke lënë Milan me 10 lojtarë në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

/a.muraçi/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: