Kallashi përballë Kaubojs-it, provokime dhe premtime të bujshme

Kallashi përballë Kaubojs-it, provokime dhe premtime të bujshme
Ish-deputeti Eduart Ndocaj dhe Kallashi e cila disa muaj më parë ka publikuar këngën “Coëboy”, janë takuar në një emision televiziv së bashku.

nuk munguan provokimet e Donjeta Kosumi, e njohur ndryshe me ermin artistik si “Kallashi” ndaj ish-deputetit socialist Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe si kaubojsi.

Megjithatë të dy personazhet që u përkasin dy fushave të ndryshme, treguan momente interesante nga karriera dhe e ardhmja e tyre.

Në “Xing me Ermalin” , e pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi nëse e ka menduar t’i futet politikës, Kallashi u shpreh se nuk i pëlqen politika dhe as nuk e ka idenë se çfarë pune mund të bënte.

“Tani jam pa punë”, tha Kallashi ndërsa Ermali e pyeti se si jeton tani që është e papunë.

“Kam punuar më herët dhe kam ruajtur”, u përgjigj Kallashi.

Disa javë më parë ish-deputeti Eduart Ndocaj u ndalua në portin e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës.

Ndocaj kërkohej nga Sektori i Krimit Ekonomik të Policisë së Lezhës, pasi akuzohej se nëpërmjet mashtrimit, i kishte vjedhur një shtetasi italian shumën prej 78.000 €. Por, në “Xing me Ermalin”, ish-deputeti u përgjigj me të qeshura duke thënë se ishte peshk i vogël dhe doli nga rrjeta. “Është 4-vjeçari i peshqve të mëdhenj, unë isha peshk i vogël dhe dola nga rrjeta.”

Sa i përket të ardhmes së tij në politikë, Eduart Ndocaj, i cili pasi doli në opozitë nuk fitoi dot mandatin e deputetit në zgjedhjet e fundit, premtoi se nëse kandidon dhe zgjidhet kryebashkiak i Lezhës do ta kthejë këtë qytet në një Teksas të dytë, qytet i njohur në SHBA për kaubojsat.

/a.m/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: