“Kamionisti” 5-vjeçar sfidon shoferen, garë shpejtësie në rrugë (VIDEO)

“Kamionisti” 5-vjeçar sfidon shoferen, garë shpejtësie në rrugë (VIDEO)
Vogëlushi James Walker thotë se ai është një shofer i vërtetë, madje tashmë ka edhe kamionin e tij, madje edhe uniformë.

Si kamioni-lodër i 5-vjeçarit, edhe uniforma, janë identike me ato të një shofereje që kalon vazhdimisht në rrugën përpara shtëpisë së tij në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Nëna e tij, Lauren Walker, thotë se James dhe shoferja Kellie Martin, kanë tashmë një lidhje të pamohueshme.

Miqësia filloi rreth një vit më parë.

Tashmë vogëlushi ka “kamionin” e tij dhe mund të sfidojë miken-shofere në gara shpejtësie. /a.a/ Albanian Free Press Online/

VIDEO: ABC News