Këshilla, çfarë duhet të bëni për të lehtësuar dhimbjet e fytit

Këshilla, çfarë duhet të bëni për të lehtësuar dhimbjet e fytit
Stina e dimrit shoqërohet me dhimbje të shpeshta të fytit. Përveç kurave të ndryshme me medikamente, ekzistojnë edhe kura të tjera alternative. Kështu, një prej tyre është edhe konsumimi i sa më shumë lëngjeve për të eliminuar këtë fazë. Hidratimi ndihmon në uljen e viskozitetit të mukusit dhe pastrimin më të lehtë të tij. Gargarë me ujë të ngrohtë dhe kripë është një tjetër këshillë e vlefshme. Përgatisni një përzierje me 1/2 lugë çaji kripë me rreth 240 ml ujë të ngrohtë për të zbutur dhe pastruar mukusin në rrugët respiratore.

Përdorimi i tabletave, karamele ose përtypni çamçakëz pa sheqer janë po kështu produkte të tjera që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të fytit, pasi këto produkte stimulojnë sekretimin e pështymës, e cila shpëlan dhe pastron fytin tuaj.  Nëse keni laringit duke folur shumë mund të acaroni gjendjen deri në humbje të përkohshme të zërit tuaj.  Kujdesuni për lagështirën në mjedis (ajër), pasi duke shtuar lagështinë në ajër parandalohet tharja e mukozës.

Këshillë shumë e rëndësishme është edhe shmangia e duhanit, pasi përbën problem për fytin sidomos në rastet kur ambientet e mbushura me avuj apo tymra. Këshilla e fundit ka të bëjë me përdorimin e qetësuesve të dhimbjeve siç  janë analgjezikë si paracetamol apo ibuprofen, të cilët përkohësisht mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të fytit.

Megjithatë, konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni një nga këto shenja apo simptoma: ethe, ndjesinë e të vjellave, të vjella, limfonodula (gjëndra në qafë) të fryra, vështirësi në frymëmarrje ose gëlltitje, tonsila të qelbëzuara, afte në gojë, ose dhimbje të forta të fytit që nuk përmirësohen në disa ditë

Shpërndajeni me miqtë tuaj: