Lumenjtë tërhiqen, vendin e mësyn acari

Lumenjtë tërhiqen, vendin e mësyn acari
Ulet rreziku i përmbytjeve, por vendi do të përfshihet nga i ftohti dhe acari.  Kwshtu parashikon Instituti i Gjeoshkencave për dy ditët e ardhshme.

Si rezultat nga llogaritjet e fundit hidrologjike, IGJEUM parashikon që prurjet e lumenjve do të kthehen në nivele normale për stinën dhe nuk janë të rrezikshme për përmbytje. Vjosa, Semani dhe Shkumbini tashmë nuk do të ketë më rrezik për të sjellë të tjera përmbytje si pasojë e prurjeve të shumta.

Prej së martës në të gjithë vendin nuk parashikohen reshje shiu. Ndërsa parashikohen reshje në formë dëbore në zonat malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

IGJEUM parashikon një ulje të ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim të cilat do të shoqërohen me reshje dëbore sidomos në zonat veriore të vendit. Gjatë ditëve të fundit në Shqipëri pati reshje të dendura shiu të cilat shkaktuan përmbytje në të gjithë vendin.

Si rezultat me qindra hektarë tokë e banesa u përmbytën ndërsa u evakuuan shumë familje.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: