Maska shtëpiake për lëkurë të rinuar

Maska shtëpiake për lëkurë të rinuar
Maskë nga argjila

Argjila ndihmon për të pastruar në thellësi lëkurën, përdoret për të parandaluar pikat e zeza dhe për të lehtësuar heqjen e tyre. Përzieni dy lugë argjilë të gjelbër apo argjilë të bardhë (për lëkurë të ndjeshme) me ujë të distiluar të luleve dhe disa pika lëng limoni. Aplikoni maskën mbi lëkurë, duke u përqendruar në zonat e prekura dhe lëreni për 10-15 minuta para shpëlarjes.

Glicerinë dhe lëng limoni

Bëni një përzierje nga 1 lugë (çaji) lëng limoni + glicerinë dhe aplikojeni atë në pikat e zeza në fytyrën tuaj.

Mjaltë dhe kanellë

Mjalti ka veti antibakteriale, ndërsa kanella stimulon qarkullimin dhe ndihmon për ta bërë lëkurën tuaj më rrezatuese. Përzieni 1 lugë (çaji) mjaltë dhe 1 lugë (çaji) pluhur kanelle dhe aplikojeni përzierjen në zonën që do të trajtohet. Pastaj aplikoni një garzë të pastër. Pas 5 minuta hiqeni garzën.

Mente dhe uthull molle

Me mente dhe uthull molle mund të përgatisni një tonik për fytyrë të përshtatshëm në rastin e poreve të mëdha dhe pikave të zeza. Në një shishe përzieni së bashku 3 lugë uthull molle dhe disa gjethe mente 3 të freskëta. Lëreni për një javë në një vend të freskët dhe të thatë. Kullojeni, shtoni 250 ml ujë. Ruhet në frigorifer deri në 6 ditë. Përdoreni këtë tonik në mbrëmje para gjumit duke e aplikuar atë me një top pambuku.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: