Meta dekoron Visho Ajazin për “luftën kundër drogës”, por ende nuk e dekreton ambasador

Meta dekoron Visho Ajazin për “luftën kundër drogës”, por ende nuk e dekreton ambasador
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekoruar ish-kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, me Dekoratën e Artë të Shqiponjës.

“Për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës”, thuhet në motivacionin që shoqëron dekretin e dekorimit.

Por, megjithëse e ka dekoruar, meta nuk ka firmosur ende dekretin për emërimin e Ajazit si ambasador i Shqipërisë në NATO, ndonëse ka firmosur për lirimin nga kjo detyrë të ambasadorit aktual, Leonard Demi. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: