Meta mesazh për të Drejtat e Njeriut

Meta mesazh për të Drejtat e Njeriut
Në ditën ndërkombëtare kur u miratua deklarata universale e të Drejtave të njeriut, pikërisht në 10 Dhjetor të 1948, Presidenti Shqiptar Ilir Meta përcjell një mesazh kundër dhunës dhe të drejtave që duhet të ketë gjithsecili në familje dhe shoqëri. Ja çfarë shkruan mëngjesin e sotëm më rrjetet sociale kreu i shtetit shqiptar.

“Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themel i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë; mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut çon drejt veprimeve barbare, që fyejnë ndërgjegjen njerëzore dhe krijimi i një bote në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, lirinë e besimit dhe lirinë nga frika dhe skamja është shpallur si aspirata më e lartë e çdo njeriu”, janë fjalët e para të këtij dokumenti thellësisht emancipues, të cilat edhe sot tingëllojnë aktuale dhe u kërkojnë ende shteteve dhe qeverive, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe vetë individëve të rikthejnë jo vetëm kujtesën por edhe vëmendjen dhe energjitë e tyre në respekt parimeve detyruese të saj” shkruan Meta. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: