Ministri i Brendshëm francez dy ditë në Tiranë

Ministri i Brendshëm francez dy ditë në Tiranë
Ministër i Brendshëm i Francës Gerard Collomb viziton Tiranën me ftesë të ministrit të Brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj.

Në dy ditët e vizitës ai shoqërohet nga një delegacion ku bëjnë pjesë deputetë, drejtues bashkishë, policisë franceze dhe gazetarë të disa mediave të njohura.

Sot dhe nesër ministri Collomb dhe delegacioni që e shoqëron, do të priten nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryeministri i vendit, Edi Rama.

Ministri Collomb dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojë nesër në Ministrinë e Brendshme bisedime zyrtare me ministrin Xhafaj dhe ekipin e tij.

Ndërsa grupi i deputetëve dhe kryetarët e bashkive do të priten në takime të veçanta edhe nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë vizitës në Tiranë, ministri Collomb do të zhvillojë vizitë në kompaninë “Aleat” që prodhon dokumentet biometrikë si dhe në “Muzeun e Gjetheve”.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: