Pas vrasjes së vëllait, reagon ish deputeti i PS-së, Arben Ndoka

Pas vrasjes së vëllait, reagon ish deputeti i PS-së, Arben Ndoka
Një ditë pas vrasjes së vëllait të tij Aleksandër Ndoka, ish- deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka ka reaguar në rrjete sociale, duke shprehur dhimbjen e thellë si dhe duke ujtuar jetën e vështirë të 48 vjeçarit. Ja çfarë shkruan Ndoka në rrjetet sociale.

“Vëllai im i ndjerë, ka kaluar një jetë me sfida e vuajtje që në moshë të mitur. 16 vjeç nisi punën tek ferma e Torovicës, pastaj tek Fabrika e tullave, një punë e rendë për moshën, por falë kurajos dhe forcës së tij nuk ndalej para asgjëje. Më vonë punoi në ndërmarrjen frutore dhe ushqimore. Ishin punë të thjeshta, por ai kurrë nuk përtoi. Ndërkohë ndiqte dhe studimet. Kishte ambicie për të qënë sa më i realizuar në karrierë, duke punuar për 17 vite në Policinë Ndërtimore ( INUK), pastaj u bë anëtar i këshillit bashkiak, duke qenë jo vetëm aktiv politikisht, por njëkohësisht i ndjeshëm ndaj problemeve të çdokujt që i paraqitej në zyrë apo ambiente të tjera. Ishte njeri i dashur për të gjithë, i suksesshëm në karriere dhe biznes, e aq shumë energji jepte për njerëzit ditë dhe natë.

Gjatë gjithë rrugëtimit të jetës së tij më ka bërë krenar sepse linte kudo respekt dhe kishte vlerat që i kanë hije një burri. Punoi me djersë dhe krijoi gjithçka me mund dhe sakrificë. Ky rrugëtim u pre shumë shpejt nga ligesitë që mbulohen nga errësira e natës. La pas shumë njerëz që vajtojnë për të, sidomos familja e tij.

Qofsh i parajsës Vëllai im i dashur!” shkruan ish- deputeti. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: