Peleshi: Skema e mbështetjes, një mundësi e artë drejt suksesit për fermerët

Peleshi: Skema e mbështetjes, një mundësi e artë drejt suksesit për fermerët
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi gjatë vizitës në Qarkun e Shkodrës, ka vizituar dhe një magazine moderne të grumbullimit, dhe përpunimit të bimëve medicinale.

Pasi është njohur nga afër me proceset, tregjet me të cilat punojnë dhe punën e kryer në këtë magazinë moderne, Ministri u ka premtuar mbështetje financiare për këtë fushë.  “Siç, po ju gjoja bimët medicinale janë produkti shqiptar,numër një i eksportit. Mbajnë kampion nga të gjitha prodhimet shqiptare. Ne, këtë vit skemën kombëtare do ta orientojmë në 15 prodhime gjithsej. Kemi një shportë me 15 prodhime prioritare, me impakt të madh edhe në eksporte dhe në punësim. Bimë medicinale, kjo magazinë që shohim këtu, është baraz me një fabrikë, me 500 punëtorë, se janë, siç e thatë ju, gati 500 vetë, që jetojnë nëpërmes këtij aktiviteti. Pra, ka impakt në punësim, ka impakt në rritjen e eksporteve, ndaj ne do ta mbështesim këtë fushë, në gjithë zinxhirin e vlerës. Do mbështesim prodhuesin me subvencione, do mbështesim grumbulluesit, përpunimin, tharjen dhe gjithë proceset që shtojnë vlerën.”

Ministri u ka kërkuar sipërmarrësve, që  gjithashtu të luajnë dhe rolin e edukatorit të fermerit, në një farë mënyre, siç është shprehur dhe vetë Ministri, në lidhje me orientin e përgatitjeve të produktit organik, për të rritur cilësinë dhe standardin. “Në qoftë se, tregohet pak kujdes, për ta orientuar prodhimin drejt prodhimit organik, që e rrit ndonjëherë dhe me disafish vlerën, ne do t’ju mbështesim, por duhet që secili, edhe ju keni një rol shumë të madh, që të “edukoni” në një lloj mënyre fermerët, sesi duhet ta nxjerrin prodhimin organik, si duhet ta mbrojnë tokën, si duhet ta kultivojnë pa pesticide, ato që janë të kultivueshme, se të egrat janë gjithsesi organike.”

Duke përfunduar z. Peleshi, ka përsëritur dhe njëherë rolin dhe mbështetjen e madhe që do të kenë fermerët dhe sipërmarrësit në bujqësi, me hapjen e skemës kombëtare të financimit, e cila pritet të nisë gjatë dy muajve të ardhshëm. Ai i ka ftuar të gjithë të aplikojnë, duke hartuar projekte me impakte dhe pritshmëri të larta, ashtu siç ka dhe Qeveria në lidhje me përpjekjet dhe mbështetjen që po u jep fermerëve me grante dhe subvencione të ndryshme. “Po punojmë për skemën kombëtare. Do t’ju thoja juve, por edhe gjithë fermerëve, në fakt, të kthejnë sytë nga bimët medicinale. Është një investim, që të siguron me të vërtet mirëqenien.”

“Ne do t’ju mbështesim edhe në procese të tjera, që është tharja dhe procese të tjera, që mund ta dëmtojnë cilësinë dhe standardin. Ju të mundni me mbështetjen tonë, dhe me financimin tuaj t’i realizoni, sepse presim që bimët medicinale, në këto dy – tre vite falë mbështetjes, por dhe punës që keni bërë deri tani, tregjeve që keni konsoliduar në të gjithë botën, të kenë një kapërcim shumë të madh. Kështu, që do t’ju ftoja të gjithëve, të përqendroheni në hartimin e projekteve, të aplikoni sapo të shpallet skema kombëtare, shpresojnë në dy muajt e parë të vitit që vjen, dhe jam i bindur, që kur ta matim impaktin në fund të vitit, qoftë për bimë medicinale, por edhe për 15 produkte në përgjithësi, ne do të kemi një kapërcim shumë të fortë” theksoi ai. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: