Përmet, arrestohet 26 vjeçari iu gjet marijuanë në makinë

Përmet, arrestohet 26 vjeçari iu gjet marijuanë në makinë
Përmet, arrestohet 26 vjeçari iu gjet marijuanë në makinë

Një sasi droge është sekuestruar nga policia në pikën kufitare ‘Tre Urat”, në Përmet. Uniformat blu kanë ndaluar mjetin tip ‘Ford’, në të cilin kanë gjetur 13.4 kilogramë marijuanë. Sipas informacioneve të siguruara nga Report TV, automjeti tip ‘Ford’, ngjyrë gri, me targa AA190CN, drejtohej nga 26- vjeçari Joan Haska, nga Gjirokastra. Iriu e kishte fshehur drogën në 25 pako me peshë totale 13.4 kg. Droga u zbulua nga kontrolloret në zonën e sasisë së mjetit poshtë sediljeve të pasme, ku ishte përshtatur një vend i veçantë për sasinë narkotike. Policia ka vënë menjëherë në pranga shoferin e mjetit, në të cilin u kap droga. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: