Përplasje bandash droge në Francë, vritet një shqiptar e plagoset një tjetër

Përplasje bandash droge në Francë, vritet një shqiptar e plagoset një tjetër
Një shqiptar është vrarë dhe një tjetër është plagosur me armë zjarri në Francë.

Ngjarja e ndodhur në  zonën e quajtur Merz-Tessy u njoftua ditën e sotme nga media vendase sipas të cilave dy shqiptarët e plagosur u dërguan me urgjencë në spitalin e Annecy. Megjithatë njëri prej tyre ndërroi jetë disa minuta pasi mbërriti në spital.

Ndërsa shqiptari tjetër ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por është në gjendje kritike për jetën. Sipas “Le Parisien” sherri me armë ka ndodhur për shkak të trafikut të drogës mes bandave rivale, ku të përfshirë janë edhe shqiptarë.

Pas kontrollit që iu bë dy shqiptarëve, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur, policia gjeti shuma të mëdha parash.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: