Pipero: Gripi i derrit afër Shqipërisë

Pipero: Gripi i derrit afër Shqipërisë
Sipas të dhënave zyrtare nga ISHP, numri personave me infeksione në rrugët e sipërme të frymëmarrjes është rreth 11 mijë të prekur brenda një jave.

Mjekët pohojnë se ulja e temperaturave do të shoqërohet me shtim të rasteve me viroza dhe gripin stinor, ku një nga viruset që po qarkullon më shpesh në vendit e rajonit dhe që pritet të jetë prezent edhe në vendin tonë, është ai A/H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit.

Sipas mjekut infeksionit, Pëllumb Pipero, gripi i derrit është afër Shqipërisë dhe virusi A/H1N1 po qarkullon në vendet e rajonit.

Ulja e temperaturave pritet të shoqërohet me shtim të rasteve me viroza dhe gripin stinor, që ka nisur të qarkullojë në vendet afër Shqipërisë. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero pohon se vendi ndodhet në prag të sezonit gripal, megjithëse deri tani nuk është regjistruar asnjë rast me viruse gripale.

“Në vendet e rajonit po qarkullon dendur apo më shumë në raport me viruset e gripit A, midis tyre kemi H3N2 dhe H1NI, ai që dikur e quanim gripi i ‘famshëm’ i derrit. Këto janë viruset që presim të fillojnë të qarkullojnë edhe në vendin tonë”.

Për të shmangur mbipopullimin në urgjenca dhe rëndimin e gjendjes shëndetësore, Pipero u bën apel qytetarëve që të mos paraqiten për gjendje të lehta virozash apo gripi në spital, por pranë mjekëve të familjes.

“Jo të gjitha rastet që preken nga virusi i gripit kanë nevojë për të shkuar në spital. Pjesa më e madhe e tyre kanë nevojë për kujdes familjar, me simptomatik që ulin temperaturën, me çajra, lëngje, fruta. Në rast se temperatura vazhdon mbi 2-3 ditë, madje nëse temperatura bën një valë të re dhe ngrihet përsëri, atëherë duhet të kërkojnë doemos ndihmë nga mjeku. Rastet e tjera nuk ka asnjë arsye t’i çojmë nëpër spitale, sepse i nxjerrim nga një mjedis i ngrohtë në një mjedis të ftohtë; do t’i çojmë në kontakt edhe me pacientë të tjerë edhe mund të kryqëzohet edhe me viruse të tjera stinore, pra në vend që ta lehtësojmë e rëndojmë situatën”-theksoi mjeku Pipero.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: