Plagosja e policit Bregu, shoqërohen 9 persona e bllokohen 3 super-mjete në “Nishrak”

Plagosja e policit Bregu, shoqërohen 9 persona e bllokohen 3 super-mjete në “Nishrak”
Hetimet lidhur me plagosjen e një jave më parë të policit Ermal Bregu, vijojnë ndërkohë që gjatë mesnatës së djeshme, në zonën e “Nishrakut”, janë shoqëruar në polici 9 persona si dhe ka bllokuar disa automjete luksoze. Operacioni në këtë zonë është kryer në kuadër të mbledhjes së të dhënave për njësinë Task-Forcë, “Forca e Ligjit”, pranë ministrisë së Brendshme.

Nëntë personat e shoqëruar dyshohet të jenë ushtarë të një grupi kriminal që vepron në këtë zonë të Tiranës.

Policia e Tiranës nuk ka pranuar të japë asnjë emër, por sqaron se personave të shoqëruar u janë sekuestruar disa automjete luksoze. Më konkretisht një automjet tip “Porche Cayen”, një “BMW seria 7” dhe një Tuareg me targa zvicerane, të cilat janë bllokuar pas dyshimeve se ato janë të vjedhura.

Ky operacion në zonën e “Nishrakut” u krye pas plagosjes së efektivit të policisë Ermal Bregu, një javë më parë për të cilin policia arrestoi shtetasin Daniel Manushi.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: