Romela Begaj rikthehet e artë nga Botërori i Peshëngritjes

Romela Begaj rikthehet e artë nga Botërori i Peshëngritjes
Romela Begaj merr medalje ari në stilin e shkëputjes dhe shpallet nën-kampione bote në dygarësh.

Ka triumfuar sportistja e talentuar shqiptare në Botërorin e Peshëngritjes, që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Romela Begaj garoi në peshën deri në 69 kg dhe mori medaljen e artë në shkëputje.

Ajo u shpall nën-kampione e botës në dy-garësh, duke marrë medalje argjendi.

Rezultate të jashtëzakonshme për sportisten në veçanti dhe sportin shqiptar në përgjithësi.

Begaj i kaloi me sukses të tre provat në stilin e shkëputjes, 103, 105 dhe 107 kg. Ai sfidoi peshëngritësen kolumbiane në ketë stil, duke marrë medalje ari.

Në stilin e shtytjes Romela Begaj në provën e tretë tentoi të ngrinte 131 kg, duke mos ia dalë çka do t’i sugonte medalje ari edhe në dygarësh.

Megjithatë, në përfundim Romela Begaj arriti të ngrinte në total plot 235 kg, duke u shpallur në dygarësh nënkampione e botës.

Rezultati është sukses historik për Peshëngritjen Shqiptare, por edhe për tërë sportin shqiptar dhe sigurisht për Romela Begaj, që shkroi emrin me germa të arta në arenën botërore.

Duhet theksuar fakti se Romela nuk u dorëzua asnjëherë në përmbushjen me sukses të në ëndrre për të cilën ajo ka punuar me përkushtim e pasion për plot dy dekada.

Suksesi i Romela Begaj është edhe një mesazh për autoritetet politike dhe sportive, për të inkurajuar dhe vlerësuar sa më tepër talentin në Shqipëri, pasi siç edhe tregon rasti i Romela Begajt, vendi ynë ka djem e vajza të talentuar që mund të prekin majat e sportit botëror qoftë edhe me anë të sakrificës.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: