Saimir Tahiri thirret te Krimet e Rënda: Do të flas së shpejti

Saimir Tahiri thirret te Krimet e Rënda: Do të flas së shpejti
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u thirr sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda për një seancë dëgjimore.

Deputetit socialist i është komunikuar edhe vendimi për ndalimin e daljes jashtë vendit dhe bllokimin e pasaportës.

Në dalje nga institucioni, Tahiri nuk u ndal gjatë tek gazetarët.

“Do të flas shumë shpejt”, ishte deklarata lakonike e Tahirit.

Ai u largua pa i dhënë përgjigje pyetjes se kur është kjo “shumë shpejt”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: