Sekuestrohen 234 kg hashash në Janinë, në pranga 3 shqiptarë

Sekuestrohen 234 kg hashash në Janinë, në pranga 3 shqiptarë
Rreth 234 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga autoritetet e Janinës në kuadër të operacioneve për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Dyshohet se sasia e drogës vinte nga Shqipëria dhe është kapur në fshatin Vassiliko të Janinës, së bashku me 3 trafikantë shqiptarë.

Droga po transportohej përmes makinës dhe është ndaluar në një zonë pranë kufirit mes dy shteteve ndërkohë që identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk dihet ende.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: