Sherr mes yjeve të pornografisë italiane: Cicciolina kundër Rocco Siffredit

Sherr mes yjeve të pornografisë italiane: Cicciolina kundër Rocco Siffredit
Dy nga emrat më të njohur të skenave “me pullë të kuqe”, janë kapur keq me njëri tjetrin.

Në fillim, ishte Rocco Siffredi që lëshoi një “shigjetë të helmatisur” kundër Ilona Staller, e njohur në ekranin e pornografisë si Cicciolina.

Siffredi tha se Cicciolina shumë vjet më parë bënte banjë me qumësht dhie dhe për këtë arsye vinte erë në setin e xhirimit.

I menjëhershëm ishte reagimi i aktores për kolegun e saj, të cilin e akuzoi se nuk kishte vlera si aktor, por thjesht bën marketing të mirë.

“Siffredi në xhirime? Një aktor i zakonshëm, si shumë të tjerë me të cilët kam punuar”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: