Shqiptari i droguar i “mbetet në duar” policisë në aeroport, familjarët kanë një tjetër version

Shqiptari i droguar i “mbetet në duar” policisë në aeroport, familjarët kanë një tjetër version
Një shqiptar ka ndërruar jetë në aeroportin e Malpensës në Milano të Italisë, pasi u ndoq dhe u bllokua nga policia italiane.

Pesë agjentë ndoqën për disa minuta 44-vjeçarin Aldo Laçi, i cili ishte nën efektin e kokainës.

“Shqiptari ishte me pushime dhe po priste bashkëshorten, por nuk dihet për cilat rrethana, nisi të vraponte. Pamjet filmike kanë treguar se si shqiptari vraponte mes aeroportit, i ndjekur nga pesë agjentë policie, të cilët arritën ta bllokonin”, raporton e përditshmja “Repubblica”, e cila ka publikuar edhe videon e kamerave të sigurisë.

Por 44-vjeçari ka pësuar një atak kardiak pikërisht ndërsa e prangosnin dhe u ka “mbetur në duar” policëve.

Policia italiane tha se shqiptari ndërroi jetë si pasojë e efekteve të kokainës.

Por familja e tij ka hedhur në gjyq shtetin italian.

Sipas familjarëve, Aldo Laçi ndërroi jetë si pasojë e sulmit të bërë nga forcat e rendit që kanë marrë pjesë në ndalimi ne tij. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: