Tha se do të hidhej në erë në Rinas, antiterrori hetim babait të pikëlluar për humbjen e djalit

Tha se do të hidhej në erë në Rinas, antiterrori hetim babait të pikëlluar për humbjen e djalit
Një deklaratë e Shaban Kapllanajt, i ati i pikëlluar i Jurgenit, i cili u vetëflijua duke u hedhur nga tarraca e aeroportit “Nënë Tereza” më  shtator 2016, do të jetë objekt i hetimit të njësisë së antiterrorist.

“Nëse hetojnë mund të ma mbushin mendjen, por nëse nuk hetojnë unë do të mbushem me bomba dhe do të hidhem në erë në mes të Rinasit”, ka thënë babai që vuan shpirtërisht humbjen e të birit.

Drejtoria e Antiterrorit në Policisë e Shtetit ka referuar një ditë më parë në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Tiranë materialet në ngarkim të 53-vjeçarit, nën akuzën “kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: