Tiranë/Blinin karburant me euro false, në pranga dy persona

Tiranë/Blinin karburant me euro false, në pranga dy persona
Dy persona prangosen në Tiranë, pasi akuzohen se blinin karburant me euro false. Policia e kryeqytetit njoftoi se arrestuan Genci Muja, 37 vjeç nga Kruja, dhe Denis Ibrahimi, 21 vjeç nga Fushëpreza.

Ata kanë përdorur 300 Euro të dyshuara të falsifikuara, të prerjeve 50 dhe 100 euro, në disa pika karburanti në qytetin e Tiranës, madje Genc Muja rezulton edhe autor i një pagese me prerje false 100 euro në një pikë karburanti në rrugën “Aleksandër Moisiu”, më 25 nëntor.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: