Topi i Artë, “hija” që lanë pas Messi e Ronaldo

Topi i Artë, “hija” që lanë pas Messi e Ronaldo
Ka pasur emra të tjerë që e meritonin trofeun, gjatë 10 viteve të fundit, por Messi e Ronaldo kanë triumfuar gjithmonë e pritet ta ndajnë edhe këtë vit, trofeun më prestigjioz individual sportiv në botë

Aranit Muraçi

Topi i Artë pret fituesin këtë të enjte dhe siç është bërë traditë gjatë dekadës së fundit, fituesi pritet të shpallet Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo. Yjet e Barcelonës e Real Madrid e kanë ndarë së bashku këtë trofe qysh nga viti 2008 dhe duket se kjo dukuri do të vazhdojë edhe për 2017-ën. Ka pasur shumë debate, nëse janë ata vërtet dy emrat e vetëm që mund ta fitonin këtë trofe, gjatë dekadës së fundit. Para tyre, vetëm Krujf, Platini dhe Van Basten e kishin siguruar këtë trofe tre herë. Siç ndodh në jetën e përditshme jo gjithmonë fiton më i miri apo ai që e meriton, sepse ka pasur lojtarë të tjerë që gjatë dekadës së fundit mund ta kishin merituar po ashtu këtë trofe. Disa prej tyre:

 

2008: IKER CASILLAS

Casillas përfundoi i katërti në renditjen e Topit të Artë, kurse Ronaldo fitoi trofeun e parë. Portieri spanjoll udhëhoqi Spanjën drejt fitimit të Euro 2008, pasi fitoi LaLiga me Real Madrid, si dhe trofeun “Zamora” për rolin si portier në sukseset e skuadrës. Por roli i tij vendimtar nuk mjaftoi për një sukses të tillë.

2009: XAVI

Messi e fiton Topin e Artë për herë të parë. Argjentinasi përfundoi para Ronaldos dhe shokut të tij te Barcelona, Xavi. Katalanasit siguruan tripletën në sezonin e lënë pas por Xavi ishte pikërisht truri i sukseseve për La Liga dhe Champions League. Ai u shpall mesfushori më i mirë i vitit nga UEFA dhe La Liga, ashtu sikurse nuk ngriti në fund të vitit vetëm trofeun e Topit të Artë.

2010: WESLEY SNEIJDER

Ky ishte viti i parë i Topit të Artë që jepej në partneritet me FIFA-n dhe kjo ndoshta e çoi Wesley Sneijder në një pozicion të pamerituar: vendi i katërt. Ylli holandez ishte forca kryesore kreative e Inter në triumfin e trefishtë, ishte lojtari që dha më shumë asiste në Champions League si dhe mori Topin e Argjendit, si dhe Këpucën e Bronxit në finalet e Kupës së Botës duke udhëhequr vendin e tij drejt finales. Por asgjë nuk mjaftoi që të ndalte Messi-n të fitonte sërish.

2011: ANDRES INIESTA

Një vit tjetër, një fitore tjetër për Messi. Dhe një rast tjetër kur në futbollist del për herë të katërt në një vend të pamerituar. Iniesta, i freskët pas golit që i dha Spanjës Kupën e Botës dha më shumë asiste se të gjithë lojtarët e tjerë te Barça që fitoi Champions League dhe vuri kurorën e LaLiga.

2012: XABI ALONSO

Plot 91 gola në kalendarin e një viti janë shumë, prandaj Messi fitoi për herë të katërt Topin e Artë. Por Xabi Alonso fitoi LaLiga me Real Madrid dhe u shpall mesfushori më i mirë i këtij kompeticioni para se të triumfonte me Spanjën në Euro 2012. Ai shënoi edhe golat ndaj Francës në çerekfinale, por çfarë duhet të bënte për të fituar Topin e Artë, apo për të mos përfunduar në vend të 11-të.

2013: FRANCK RIBERY

Bayern Munich fitoi tre trofetë e rëndësishëm në sezonin 2012-13. Franck Ribery u cilësua pretendent për futbollistin më të mirë në botë, ashtu si Arjen Robben. Gjithsesi, pavarësisht titullit kampion në Gjermani, kupës e Champions League, dhe ndonëse mori çmimin e Lojtarit më të mirë nga UEFA në Europë, apo u shpall lojtari i vitit në Bundesligë, ai doli i tretë...sepse fitoi Ronaldo.

2014: MANUEL NEUER

Vendi i tretë nuk është keq për një portier por ashtu si Casillas gjashtë vite më parë, Neuer meritoi një vend më të mirë se ai i fundit në podium. Ai fitoi trofetë me Bajern dhe ngriti Kupën e Botës në Brazil, madje fitoi edhe Dorëzat e Arta, si dhe një vend në “ekipin e ëndrrave”. Nuk ishte e mjaftueshme për të ndalur Ronaldon, që fitoi për herë të tretë Topin e Artë.

2015: NEYMAR

Messi siguroi trofeun e pestë në vitin 2015, falë triumfit të dyfishtë me Barcelonën, por shoku i tij i skuadrës Neymar ndoshta meritonte trofeun. Braziliani, i cili shkëlqeu në botëror para se të dëmtohet, fitoi çmimin e tretë. Ai u shpall lojtari më i mirë i La Liga për herë të dytë në Spanjë si dhe shënoi në finalen Champions League e të Kupës së Mbretit.

2016: ANTOINE GRIEZMANN

Ronaldo siguroi trofeun e katërt, ndërsa Griezmann përfundoi i treti. Por ai udhëhoqi Atletico Madrid drejt finales së Champions League dhe u shpall lojtari më i mirë i sezonit në LaLiga. Ai fitoi edhe çmimin e lojtarit më të mirë dhe u shpall golashënuesi më i mirë i Euro 2016, teksa udhëhoqi Francën drejt finales, që e humbi përballë Portugalisë me golin e Eder.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: