U kap me 1 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari

U kap me 1 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari
Një 24-vjeçar shqiptar, u arrestua sot nga policia italiane në Pescara, teksa u kap me 1 kilogramë kokainë të pastër.

Mediat italiane nuk japin asnjë të dhënë për identitetin e trafikantit, ndërsa raportojnë se arrestimi i tij erdhi pas një kontrolli rutinë të policisë rrugore.

Karabinierët vendosën të kontrollonin mjetin kur 24-vjeçari tregoi nervozizëm. Krehja e imtësishme  e automjetit me të cilin po udhëtonte i riu shqiptar solli edhe zbulimin e drogës e cila ishte fshehur në motorin e makinës. Shqiptari kishte bërë posaçërisht një kuti për fshehjen e lëndës narkotike.

Vlera e sasisë së drogës e sekuestruar në treg shkon në rreth 200 mijë euro, ndërsa i riu shqiptar ndodhet aktualisht në burgun e San Donatos.

 

(Marrë nga http://www.abr24.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: