UKT njofton: Ja pse nuk ka ujë në zonën e Kombinatit

UKT njofton: Ja pse nuk ka ujë në zonën e Kombinatit
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka bërë me dije për mungesën e furnizimit në zonën e Kombinatit se ka ardhur si pasojë e ndërhyrjeve në infrastrukturë.

UKT njofton se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po kryen një remont në depon e ujit të zonës periferike dhe për rrjedhojë ka pasur ndërprerje të vazhdueshme në furnizim.

Gjithashtu UKT bën me dije se për këtë aryse, zona e Kombinatit do të vijoj shkëputjen e furnizimit deri në përfundim të punimeve.

“Operatorët e OSHEE dhe të UKT-së janë të angazhuar maksimalisht dhe po punojnë për të rikthyer situatën në normalitet”, thuhet në një njoftim për shtyp.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: