Vetëvaret në rrethana misterioze kryefamiljarja

Vetëvaret në rrethana misterioze kryefamiljarja
Një 40-vjeçare i ka dhënë fund jetës në rrethana misterioze.

Policia sqaron se ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në Tiranë dhe se gruaja është gjetur e vetëvarur nga familjarët në banesë.

“Në datë 05.12.2017, rreth orës 11:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Kombinat, në Sharrë, një shtetase dyshohet se është vetëvarur.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se:

Shtetasja L. L., 40 vjeçe, dyshohet se është  vetëvarur në banesën  e saj.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër, e cila sipas deklarimeve të familjareve vuante nga depresioni”, deklaron zyrtarisht policia.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: