Zidane, edhe 50 ditë për të shpëtuar sezonin e Real Madrid

Zidane, edhe 50 ditë për të shpëtuar sezonin e Real Madrid
Real Madrid dorëzohet për titull, Champions në fokus   

Nuk ka opsion tjetër për Real Madrid që ka vendosur të fokusohet  në Champions League, në përballjen e madhe me Paris Saint-Germain, për një vend në çerekfinale. Pas humbjes 3-0 me Barcelonën në Bernabeu, nuk ka më histori për të besuarit e Zinedine Zidane, të cilët e kanë thuajse të pamundur me diferencën prej 14 pikësh që është krijuar nga kryesuesit katalanas. Trajnerit Zidane i është lënë afati prej 50 ditësh që të shpëtojë sezonin, kohë kur do t’i duhet të përballet me PSG-në. Viti 2017 ishte vit i suksesshëm në historinë e Real Madrid. Para se të marrë vendimet e mëdha në muajin janar, presidenti, Florentino Perez e Jose Angel Sanchez, duhet të kenë reflektuar mbi situatën më të fundit.

Gjithsesi, firmat me emra të rinj në janar, mund të bëhen të vështira, pasi mund t’i shtojnë problemet në vend që t’i zgjidhin ato me qëllim shpëtimin e këtij sezoni. Qëllimi është afrimi i një portieri, Kepa Arrizabalaga, një mbrojtësi dhe një sulmuesi, ndonëse Zidane nuk ka dëshirë të një lojtar tjetër të avancuar. Gabimet e bëra me Kylian Mbappe, i cili i tha fillimisht “po” Real Madrid dhe më pas kaloi te PSG. Karim Benzema ishte një nga emrat e parë potencialë që është në shitje nga Real Madrid. Ajo që është e sigurt për momentin është se klubi nuk ka ndërmend t’i rinovojë kontratën.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: