Zjarret po përvëlojnë Kaliforninë, ky njeri kujdeset të shpëtojë lepurin (VIDEO)

Zjarret po përvëlojnë Kaliforninë, ky njeri kujdeset të shpëtojë lepurin (VIDEO)
Zjarret kanë përfshirë shtetin amerikan të Kalifornisë, duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme.

Më shumë se 150 shtëpi janë shkatërruar në zonën e Ventura, afër Los Anxhelosit, dhe 50 mijë njerëz janë evakuuar.

shërbimi zjarrfikës i Kalifornisë deklaroi se flakët kërcënonin 12 mijë ndërtesa, ndërsa vetëm 5% e vatrave të zjarrit janë nën kontroll.

Por një video e transmetuar nga BBC po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Pamjet tregojnë një burrë që ndalon makinën në rrugë për të shpëtuar një lepur të egër nga zjarri.

Video është xhiruar nga një tjetër automjet në autostradën 101 në La Conchita. /a.a/ Albanian Free Press Online/