Zyrtare, vëllai i kryeministrit Rama merr drejtimin e Partizanit

Zyrtare, vëllai i kryeministrit Rama merr drejtimin e Partizanit
Olsi Rama emërohet drejtor sportiv i Partizanit.

Klubi i të kuqve ka bërë publik lajmin, teksa sot në mbrëmje vëllai i kryeministrit do të jetë i ftuar në emisionin “Procesin sportiv”, për të folur rreth eksperiencës së tij si drejtor i klubit të Partizanit.

Partizani nuk ka dhënë asnjë detaj nëse Luciano Moggi vazhdon të mbajë detyrën e kaluar, por gjithsesi Olsi Rama, i cili pret të marrë edhe licencën në FSHF, emërohet para merkatos së janarit drejtor i klubit Partizani. Afrimi i  parë i propozuar prej tij është Bruno Telushi.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: