Aksident tek Zogu i Zi, këmbësorja në gjendje të rëndë

Aksident tek Zogu i Zi, këmbësorja në gjendje të rëndë
Një aksidenti automobilistik është regjistruar pranë zonës së "Zogut të Zi" në Tiranë ku një makinë ka përplasur një grua 53 vjeçare, kalimtare e rastit.  Gruaja është transportuar për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: