“Armand Duka nuk e ka FSHF-në me tapi!”, Bashkim Fino gati për sfidë (i dalin llogaritë por...)

“Armand Duka nuk e ka FSHF-në me tapi!”, Bashkim Fino gati për sfidë (i dalin llogaritë por...)
Pa kaluar asnjë orë nga zyrtarizimi i kandidaturës së Armand Dukës për një mandat të pestë radhazi në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, janë hedhur në lëvizje rivalët e tij.

Deri tani Duka është kandidatura e vetme zyrtare për kreun e FSHF-së, ndërkohë që deputeti socialist dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino, pritet të dorëzojë mandatin e deputetit, për të shpallur kandidaturën zyrtare si rival i kreut aktual.

Portali “Rilindje” e ka shpallur para kohe kandidaturën e Finos për kreun e ri të FSHF-së, ndërkohë që në selinë rozë janë thuajse të sigurt se deputeti socialist do t’i futet garës për të sfiduar Armand Dukën.

“Bashkim Fino kandidat për President i Federates Shqiptare të Futbollit!”

“Armand Duka nuk e ka marr FSHF-në me Tapi!”

“Kushdo ka të drejtën e kandidimit!”

“Me Z. Fino president të FSHF-se dhe Edi Ramën Kryeministër, Futbolli Shqiptar do të Shkëlqejë!”

Sipas portalit “Rilindje” pritet që Fino të dorëzojë mandatin e të shpallë kandidaturën.

Nga klubet e Kategorisë Superiore Armand Duka ka të sigurta votat e Skënderbeut, Vllaznisë, Teutës, Laçit, Kamzës, e ndoshta të Luftëtarit.  Por jo votat e Kukësit apo Partizanit, pasi presidentët e dy klubeve janë më pranë PS-së dhe me siguri do të mbështesin kandidaturën e Finos. Flamurtari është klubi i rreshtuar prej kohësh kundër Armand Dukës. Lushnja varet nga bashkia e PS-së.

Megjithatë, Bashkim Fino, ka gjasa të sigurojë votat e shumicës së drejtuesve të klubeve të futbollit në zgjedhjet e 7 shkurtit kur të mblidhet Asambleja, pasi shumica e klubeve të kategorive më poshtë u përkasin bashkive të majta. Megjithatë ai i druhet një fakti.

Fino vjen nga politika çka mund të krijojë edhe ndonjë përplasje me statutin e UEFA e të FIFA dhe kjo tezë mund të përdoret nga Armand Duka, si një presion i politikës ndaj kandidaturës së tij.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: