Aubameyang i thotë "po" Arsenalit, pritet fjala e fundit nga Dortmund

Aubameyang i thotë "po" Arsenalit, pritet fjala e fundit nga Dortmund
Sipas “The Mirror” ylli i Borussia Dortmund Pierre Emerick Aubameyangu ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin.

“Topçinjtë” janë duke tentuar për ta transferuar Pierre-Emerick Aubameyangun si zëvendësues të Alexis Sanchez, që është afër kalimit te Manchester United ndërkohë që pritet fjala e funit nga Dortmund.

“The Mirror” nga burime të sigurta, shprehet se dëshira e Arsenalit tashmë është realizuar pasi sulmuesi nga Gaboni ka rritur marrëveshje personale me klubin anglez dhe është duke pritur dritën e gjelbër nga Dortmundi.

Incidenti që u krijua në fundjavë, ku sulmuesi i Dortmund u la jashtë për ndeshjen me Ëolfsburg, ka irrituar Aubameyangun, që ishte pezullimi i tretë në 12 muajt e fundit dhe tashmë ka vendosur t’i thotë lamtumirë klubit gjerman.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: