Babagjyshet më seksi të 2018-ës

Babagjyshet më seksi të 2018-ës
Ishte në trend këtë fundvit që bukuroshet e showbiz-it shqiptar të visheshin me kostumin e babagjyshit të Vitit të Ri, por ato u munduan që edhe në këtë ritual, të ishin në qendër të vëmendjes. Më shumë sesa një babagjysh topolak, Ilda Bejleri ka hutuar fansat e saj me urimin për festa, e veshur me kostumin të kuq e të bardhë, por përmes një fotografie ku në qendër të vëmendjes ishte ajo, medalja e artë, dekolteja bombastike e Ildës. Jo shumë larg koleges së saj në ekran, edhe balerina Isida Mollaymeri, e cila në mesin e balerinave, është ajo që kërkon më shumë, përmes fotove, të marrë pamjen e një showgirl-e të rafinuar. Isida ka pozuar me një kostum mini të babagjyshit, duke zbuluar këmbët e saj elegante.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: