Balla: Reformën s’mund ta ndalni, kërkoni falje për këpucët dhe zhurmën

Balla: Reformën s’mund ta ndalni, kërkoni falje për këpucët dhe zhurmën
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, e ka cilësuar një shfaqje të turpshme protestën e opozitës në seancën e fundit plenare për vitin 2017, ku u zgjodh prokurorja e përgjithshme, Arta Marku.

“Fjalimet ngjanin si një i vetëm dhe ishin të përqendruara te seanca e fundit e 2017. Bashkohem me ju në vlerësimin që seanca e fundit ishte një shfaqje e turpshme dhe që nuk duhet përsëritur. Çizmet, shishet dhe togjet e letrave të punës, tymueset, ulërimat histerike nuk kanë lidhje me parlamentarizmin. Turpi gjithmonë dhe asnjëherë nuk është kolektiv”, tha Balla.

Po sipas tij, seanca e fundit ishte shfaqja më e turpshme, opozita ia la për ta paguar populli shqiptar. Ajo ofron vizion dhune, që nuk ka të përbashkët me Evropën.

“Opozita u orvat të bllokonte reformën në drejtësi. Kjo ndodhi ndonëse caktimi i kryeprokurores me një mandat të përkohshëm ishte legjitim. Pse SHBA dhe BE e mbështetën procesin? Ndërsa kushdo tjetër, që njihet për arsyet që ka kundër reformës në drejtësi, e kundërshtoi. Shqipëria sot është në një udhëkryq shumë të rëndësishëm, presim hapjen e negociatave”, vijoi Balla.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: