Basha: 27 Janari, goditje pakicës që qeveris me krimin

Basha: 27 Janari, goditje pakicës që qeveris me krimin
27 Janari nuk është vetëm një protestë politike e thirrur nga disa parti, por ajo do të jetë një goditje që shumica absolute e shqiptarëve do t’i japë pakicës që qeveris me krimin.

Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi në Vorë, ku tha gjithashtu se një qeveri e zgjedhur nga krimi nuk ka prioritet të zgjidhë problemet e qytetarëve.

“Qytetarët në këmbë me pjesëmarrje masive popullore do të jenë mesazhi më i qartë, që do të flasë më qartë se çdo fjalim politik. Se sundimi i krimit, se sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në Shqipëri kanë marrë fund dhe janë të papranueshëm”, theksoi ai.

Teksa mori si shembull faturën që mijëra familje shqiptare sipas tij, detyrohen ta paguajnë si këst mujor për energjinë dhe faturën që qeveria paguan për koncesionet që nuk u shërbejnë shqiptarëve, por pasurimit të kryeministrit.

“200 milionë është borxhi total i shqiptarëve ndaj KESH-it. 200 milionë është fatura që shqiptarët paguajnë vit për vit për 5 koncensionarë, për 5 derra të krimit dhe korrupsionit që ndajnë paratë me Edi Ramën. Nuk ka asnjë arsye pse një qeveri që e ka lidhur fatin me njerëzit të mos ndërpresë menjëherë këtë marëdhënie kriminale korruptive, të shlyejë borxhin ndaj KESH-it dhe të çlirojë qindra e mijëra familje shqiptare nga zgjedha e kamatave të padrejta të KESH-it apo nga mënxyra e rritjes së çmimit të ujit”, u shpreh ai.

Teksa shtoi se një qeveri që nuk ka pakt me krimin, e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme do të kishte prioritet amnistinë për të çliruar qytetarët nga pagesat e prapambetura, dhe për të anuluar vendimet korruptive për vjedhjen e shqiptarëve nëpërmjet konçesioneve.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: