Basha mbledh aleatët, nuk ka ende një datë për fillimin e protestave

Basha mbledh aleatët, nuk ka ende një datë për fillimin e protestave
Partia Demokratike dhe partitë aleate nuk kanë përcaktuar ende datën se kur nisin protestat e paralajmëruara që në dhjetor.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua një ditë me parë me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, sot janë mbledhur në selinë blu edhe partitë e tjera aleate.

Pas takimit, Basha bëri thirrje për të protestuar, por pa bërë të ditur ditën dhe orën.

“Nesër caktohet data e protestës”, tha Basha, duke rikonfirmuar se aksioni do të nisë brenda këtij muaji. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: LSA

Shpërndajeni me miqtë tuaj: