Berisha: Kulla 24 katëshe “Kristaq Rama” shpërblehet me 2660 m2 tokë publike

Berisha: Kulla 24 katëshe “Kristaq Rama” shpërblehet me 2660 m2 tokë publike
Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka nisur me energji të reja këtë vit, teksa ka denoncuar, sipas tij, një tjetër skandal, të qeverisë Rama.

Përmes një dokumenti të publikuar në rrjetin social, Berisha denoncon vendimin e qeverisë, se si Rama po shpërblen me 2660 m2 tokë publike kullën 24 katëshe ‘Kristaq Rama’.

Sipas tij Rama largoi me stil një nga investitorët më seriozë në Shqipëri, si investitori i rrjetit të hoteleve ‘Sheraton’, për ta zëvendësuar atë me një kullë 24 katëshe, e cila do të jetë dhe hoteli i ri në Shqipëri, pronë e Olsi Ramës.

“Kulla 24 katëshe “Kristaq Rama” shpërblehet me 2660 m2 tokë publike!?!?!

Të dashur miq, kulla 24 katëshe “Kristaq Rama”, me vendim Nr 728; dt 8-12-2017 të Edvin Kristaq Ramës, shpërblehet me 2660 metër katror tokë publike të Sheshit Italia, për oborr dhe ndërtimin e parkingut nëntokësor. Kështu, vëllezërit Olsi dhe Edvin, pas përzënies me lezet dhe sukses të Sheratonit nga Shqipëria, heqjes së TVSH për hotele si i tyre 24 katësh, tani bënë me parking dhe oborr, duke plaçkitur tokën publike, kullën që duket se do mbajë emrin e babait të tyre biologjik, Kristaq Rama.

Ky akt i shëmtuar kriminal, kjo plaçkitje me vendim qeverie e pronës publike është një kushtrim i vërtet për çdo shqiptar për t’u ngritur me guxim kundër plaçkitësve që nuk njohin ligj as dhe moral, dhe përmbysur sa më parë regjimin e tyre të urryer!”, shkruan Berisha në  rrjetin social.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: