Berisha: Pas vrasjes së Ivanoviç qëndrojnë organizata terroriste ultranacionaliste serbe

Berisha: Pas vrasjes së Ivanoviç qëndrojnë organizata terroriste ultranacionaliste serbe
Duke reaguar ne lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç ish-Kryeministri Sali Berisha shkruan se pas këtij akti të shëmtuar kriminal qëndrojnë organizata terroriste ultranacionaliste serbe të llojit Dora e Zezë, që janë organizuar këto vitet e fundit dhe kanë kryer akte të rënda kriminale.

Në një postim në rrjetin social Berisha e quan këtë të rëndë dhe të dënueshëm me prapavijë politike e ka cilësuar vrasjen e Oliver Ivanoviç, mëngjesin e sotëm në Mitrovicë. Berisha shkruan se

“Vrasja e Oliver Ivanoviç, një akt i rëndë dhe i dënueshëm me prapavijë politike!

Sot në mëngjes falangat e krimit ekzekutuan para selisë së partisë së tij, njërin prej udhëheqësve më në zë të serbëve të Kosovës në këto dy dekada, ish-sekretar shteti në një nga qeveritë e Beogradit, Oliver Ivanoviç.

Duke dënuar ashpërsisht këtë akt kriminal dhe shprehur ngushëllimet autoriteteve të Kosovës dhe familjarëve të të ndjerit Oliver Ivanoviç, theksoj se ekzekutimi i tij para derës së selisë së partisë së tij dhe pikërisht ditën e hapjes së dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel, të le të kuptohet se pas këtij akti të shëmtuar kriminal qëndrojnë organizata terroriste ultranacionaliste serbe të llojit Dora e Zezë, që janë organizuar këto vitet e fundit dhe kanë kryer akte të rënda kriminale.

Urojmë që autoritetet e Kosovës të vendosin sa më parë para ligjit sponsorizuesit, organizatorët dhe ekzekutorët e këtij akti të shëmtuar!”, shkruan Berisha.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: