Berluskoni: Do ta kem gjithmonë në zemër Milanin, por më bën me dhimbje barku kur e shoh

Berluskoni: Do ta kem gjithmonë në zemër Milanin, por më bën me dhimbje barku kur e shoh
Ish-presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berluskoni ka folur lidhur me dashurinë e tij për klubin që ka drejtuar teksa u shpreh se i shkakton dhimbje barku me gjendjen dhe formacionet që Milan luan.

Kujtojmë që Berluskoni e shiti Milanin, vitin e kaluar tek kinezët ndërkohë që vijon të flasë për situatën e klubit milanez.

“Shitja e Milanit ishte diçka e pashmangshme në futbollin e parave të naftës. Do ta kem gjithmonë në zemër Milanin, jam tifoz i “djallit” edhe pse nëse i shoh duke luajtur me formacionin e gabuar, më bëjnë me dhimbje barku”, u shpreh Berluskoni. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: