Cagliari, zemërimi i presidentit Giulini pas fitores së Juves: Kampionati i falsifikuar

Cagliari, zemërimi i presidentit Giulini pas fitores së Juves: Kampionati i falsifikuar
Ndeshja e së shtunës në mbrëmje mes Cagliarit dhe Juventusit, 0-1, ndezi polemikat në kampionatin italian.

Goli i vetëm i Juventus, shënuar nga Bernardeschi, lindi nga një aksion i dyshimtë pas një faulli të Benatia ndaj Pavolettit.

Pas avantazhit të kampionëve të Italisë, gjyqtari Calvarese nuk përdori sistemin VAR për të parë një prekje me dorë të Bernardeschi-t brenda.  Nëse do ta kishte bërë këtë me siguri që do të akordonte penallti për sardët. Ky gjest i Calvareses irritoi pa masë presidentin e Cagliarit, Tomasso Giulini, i cili në përfundim të ndeshjes ngriti akuza të forta ndaj arbitrave: ”Nuk e kuptoj sesi gjyqtari nuk mund të shohë VAR-in për një episod aq të dyshimtë. Ky kampionat është i falsifikuar”, deklaroi presidenti i Cagliari-t.

Pas javës së 20-të Napoli dhe Juventus udhëheqin Seria A, të shkëputura nga ndjekësit më të afërt. Napoli fitoi 2-0 ndaj Veronas dhe kryeson një pikë para bardhezinjve.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: