Candreva i "shkel syrin" skuadrave angleze në PremierLigë

Candreva i "shkel syrin" skuadrave angleze në PremierLigë
Anësori i Inter Antonio Candreva ka shprehur dëshirën për të luajtur në Premierligën angleze.

Candreva kërkohet nga klube si Arsenali, Chelsea e Manchester Unitedi, teksa duket se u ka shkelur syrin gjingandëve anglez.

Në një intervistë për magazinën “Calcio 2000”, italiani shprehu dëshirën për të luajtur një ditë në Premierligë.

“Me të vërtet më pëlqen Premierliga, është një kampionat i jashtëzakonshëm. Do të dëshiroja shumë që të luaj në Premierligë. Serie A po tregon këtë sezon se është ligë e vështirë, por gjithashtu tani ka disa ndeshje zbavitëse. Mendoj se ekipet italiane po përmirësohen dhe mund të bëjnë mirë në Evropë gjithashtu”, u shpreh italiani.  /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: