Coutinho është lojtari më i ri i Barcelonës, me një kontratë "faraonike"

Coutinho është lojtari më i ri i Barcelonës, me një kontratë "faraonike"
Ishte trasferta më e përfolur verore por tashmë ishte e pashmangshme. Philippe Coutinho është lojtari më i ri i Barcelonës.

Sipas asaj që raporton "The Telegraph", Liverpool është dorëzuar përball një oferte prej 160 milionë euro për ta lënë të lirë brazilianin 25 vjeçar për t'u transferuar në "Camp Nou"

Sipas kësaj gazete, Coutinho do të udhëtojë sonte në mbrëmje drejt Spanjës për të firmosur me klubin katalanas, ndërsa prezantimi pritet të bëhet ditën e nesërme.

Kështu, mesfushori me tipare sulmuese bëhet blerja më e shtrenjtë e spanjollëve të Barcelonës duke thyer kështu rekordin e Dembele.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: