Deputeti i PS-së, Ndreu: Arritja më e madhe e 100 ditëve të qeverisjes, ruajtja e tepsisë

Deputeti i PS-së, Ndreu:  Arritja më e madhe e 100 ditëve të qeverisjes, ruajtja e tepsisë
Kanë kaluar vetëm pak orë nga mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste dhe vjen edhe reagimi i parë nga radhët e deputetëve të selisë rozë.

Në një postim në rrjetin social, deputeti Pjerin Ndreu teksa flet për 100 ditët e qeverisjes ‘Rama 2’ shkruan se arritja më e madhe ishte ruajtja e tepsisë.

Mes të tjerash ai sulmon disa qeveritarë, pa përmendur emra, se këta të fundit sipas tij kanë harruar se kush i solli në pushtet.

“Arritja më e madhe e 100 ditëve të qeverisjes është ruajtja e tepsisë! Ca qeveritaruce kanë arru se kush i ka sjellë e mban në pushtet! Gezuar Baftjar!”, shkruan Ndreu.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: