Dhunohet korçari, i grabisin makinën

Dhunohet korçari, i grabisin makinën
Mbrëmjen e kaluar një 35 vjeçar është goditur me sende të forta në periferi të Korçës nga dy persona të maskuar dhe më pas i kanë grabitur makinën e tij. Policia lokale sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në rrugën që të çon drejt Malit Moravë, ku shtetasi me iniciale D.A, banues në fshatin Burimas, i cili ndodhej brenda mjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, është goditur me sende të forta. "Nga të dhënat paraprake dyshohet se personat pasi kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A, kanë marrë mjetin e këtij të fundit dhe janë larguar me shpejtësi", sqaron policia.

35 vjeçari shoqërohej në mjet me shtetasen E.G. Policia lokale sqaron se dy shtetasit që ndodheshin në mjetin tip Benz kanë dhënë dëshmitë e tyre në policinë e Korçës. /s.i/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: